Gjykata e Apelit e shtyu vendimin e Kezharovskit pas Vitit të Ri

Pasiguria për vendimin e Gjykatës së Apelit pas ankesës së gazetarit Tomislav Kezharovskit,  i cili me gjykim të shkallës së parë u dënua me burg për rastin “Likuidimi”, nuk do të mbaroi para Vitit të Ri, ashtu siç pritej ashtu ishin edhe paralajmërimet e Gjykatës së Apelit .

Gjykatësi i  Gjykatës së Apelit, Safet Kadriu, për “Metën” thotë se vendimi  sot duhet të dorëzohet në Gjykatën Themelore Shkup , por kjo u shty duke shtuar, se kjo akoma përgatitet.

Duhej sot të dorëzohet, por është shtyrë pas Vitit të Ri. Vendimi është në përgatitje e sipër dhe pas Vitit të Ri do të dorëzohet në Gjykatën Themelore 1- deklaroi gjykatësi Kadriu.

Para dy javëve Kadriu për BIRN deklaroi se Gjykata e Apelit pas ankesës së gazetarit Kezharovski dhe se vendimi është në fazën e përgatitjes, me çka do të dorëzohet në  gjykatë.

“Nuk mund të kumtojë se si është vendimi, derisa nuk verifikohet, dhe kjo do të ndodh në afatin e paraparë ligjor në afat prej 60 ditësh”, deklaroi Kadriu për BIRN, dhe siç bën të ditur prej atje, ka  plotësuar se duke pasur parasysh interesimin e madh të opinionit për këtë lëndë, vendimi me siguri do të dihet për një javë prej atëherë.

Gjykata e Apeli mund të abrogojë dënimin me të cilin u dënua Kezharovski dhe të kthejë lëndën në gjykim të sërish, mund ta vërtetojë aktvendimin e shkallës së parë ose të sjell aktvendim të ri.

Gazetari Tomislav Kezahrovski vjet, nga fundi i tetorit, u dënua me 4  vjet burg për rastin “Likuidimi” përkatësisht se ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Oreshe”. Kezharovski kaloi 5 muaj në paraburgim në burgun hetues “Shkup” kurse nga nëntori i vitit të kaluar është burg shtëpiak.

Paraburgimi, procesi gjyqësor dhe aktvendimi i shkallës së parë kundër Kezharoivskit shkaktoi shumë reagime nga shoqatat gazetareske dhe nga organizatat ndërkombëtare, dhe u notua si shembull negativ për gjendjen e lirisë së mediave në disa nga raportet e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button