?Ekskluzive: Nexhipi në Shkup, nesër nënshkruan me Shkëndijën

Më në fund si duket merr fund edhe “telenovela” e quajtur Nderim Nexhipi. Futbollisti shkupjan i cili së fundi ishte pjesë e skuadrës rumune, sot ka ateruar nga Gjermania për në Shkup dhe në mbrëmje do të jetë në Tetovë, ku pritet që të përfundojë bisedimet me drejtuesit e klubit për tu rikthyer dhe një herë në ekipin kuqezi dhe për të dhënë maksimumin në ndeshjet që e presin Shkëndijën në vazhdim të kampionatit.

Sipas vet Nexhipit mësojmë se nesër pritet të ndodhë nënshkrimi i kontratës, ndërsa paraqitja e tij zyrtare me ekipin e vjetër (ri), do të jetë sigurisht pas dy javë deri sa të arrijë dhe të kompletohen dokumentet e transferimit.

“Jemi shumë afër marrëveshjes me Shkëndijën, sot sapo arrita pasdite në Shkup dhe në mbrëmje udhëtoj për në Tetovë për të përmbyllur bisedimet. Besoj se jemi afër marrëveshjes, janë detaje të vogla që nuk do të ndryshojnë asgjë. Po kthehem në Shkëndijë për të vazhduar aty edhe ku e lamë, dëshiroj që Shkëndijën ta shohim kampion, do të jap më shumë se 100%, pasi ky klub dhe këta tifozë e meritojnë këtë”, ka thënë për “Portalb” Nexhipi vetëm sapo ka zbrit në tokën arbërore. 

Sipas informacioneve që kemi arritur të mësojmë, nesër ose eventualisht më së voni pasnesër pritet dhe zyrtarizimi i Nderim Nexhipit që do pasojë dhe një konferencë shtypi, ku do të prezantohet sulmuesi shkupjan i ekipit tetovarë. Kontrata e Nexhipit me Shkëndijën pritet të jetë afatgjatë, që së paku do të zgjasë për katër vitet e ardhshme. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button