Teuta Arifi premton përkrahje për fëmijët me nevoja të veçanta

Kryetarja e Komunës së Tetovës .Teuta Arifi qëndroi për vizitë në Qendrën ditore për fëmijë me nevoja të veçanta “Mlladost”-Tetovë, me ç ‘rast kësaj kategorie të fëmijëve u ndau pako në prag të festës së Vitit të Ri. Ndarjes së dhuratave i parapriu një program artistik i përgatitur nga këta fëmijë të cilët treguan aftësitë e tyre dhe dëshmuan se janë jo thjesht një numër në shoqërinë tonë.

Kryetarja Arifi, i siguroi prindërit dhe udhëheqësit e këtij institucioni, se Komuna e Tetovës do vazhdoj me përkrahje të kësaj qendre edhe në periudhën në vazhdim.

Po ashtu gjatë aktiviteteve të ditës së sotshme  Arifi në ambientet e Komunës së Tetovës gjithashtu ndau pako edhe për qendrën e personave me ngecje mendore “Poraka”.

Lajme të ngjashme

Back to top button