“EcoGuerilla” fillon fushatën për sensibilizim lidhur me rreziqet që sjell ndotja

Lëvizja EcoGuerilla njofton opinionin publik se nga 31 dhjetori fillon fushatën për sensibilizimin e qytetarëve lidhur me rreziqet që sjell ndotja si dhe me misionin e saj si lëvizje.

Në këtë drejtim, të mërkurën (31 dhjetor), duke filluar nga ora 13:00 para Pallatit të kulturës në Tetovë do të fillojë shpërndarja e 30 mijë fletushkave informative për qytetarët e Tetovës dhe të komunave përreth.

Në të njëjtën kohë, ftojmë të gjithë qytetarët e vetëdijshëm që të kyçen në këtë fushatë me atë që do të ndihmojnë në shpërndarjen më efektive të fletushkave dhe të së vërtetës për misionin e EcoGuerillës.

Kjo fushatë fillon pikërisht në ditën e ndërrimit të motmoteve me qëllim që të përçojmë një simbolikë domethënëse për një fillim të ri në vitin 2015, me një elan më të fuqishëm drejt përmbushjes së misionit tonë për një ambient të pastër, të shëndetshëm dhe pa rreziqe për ne dhe familjet tona.

Lajme të ngjashme

Back to top button