Rama fton: Më pyesni, sot në 12:30 ju përgjigjem direkt në TV e rrjetet sociale

Kryeministri Rama do t’i përgjigjet direkt sot para mediave, pyetjeve të dërguara nga qytetarët në rrjetet sociale që nga data 22 dhjetor, kur ai hodhi ftesën në publik.

Në ftesën e 9 ditëve më parë e të rikujtuar herë pas here, Rama shkruante:” Të mërkurën, më 31 dhjetor, ora 12:30, konferenca e fundvitit LIVE në televizion, Twitter dhe Facebook. Dërgoni pyetjet që keni me hashtag ‪#‎PyetKryeministrin.

Ky ka qenë një vit i vështirë, i gjallë, i mbushur me sfida e përpjekje të mëdha. Le të bëjmë së bashku një bilanc të përmbledhur përmes bashkëbisedimit të fundvitit, ku do të mundohem t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja…,”- përfundon Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button