Vëllai i Obamës i ftuar në Gostivar

Në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni, vëllai i kryetarit amerikan Barak Obama, Malik Obama, do ta vizitojë edhe komunën e Gostivarit.

Me ftesë dhe nën organizimin e Klubit Ballkanik për Paqe, Malik Obama do ta pranojë çmimin për paqe në emër të fondacionit ,,Barak Husein Obama’’ në hotelin Aleksandër Palas në Shkup.  

Pas pranimit çmimit, Abongo Malik Obama do ta vizitojë komunën e Gostivarit e cila do të jetë komuna e vetme që do të vizitohet nga ai. 

Takimi do të realizohet në ora 20:00. Me qëllim për koordinim dhe përgatitje sa më të mirë të vizitës zyrtare Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot ( e mërkurë) priti në takim përfaqësuesit e Klubit Ballkanik për Paqe,  Osmo Vtresh – president i organizatës, Nake Dacev – Menaxher Gjeneral, Stavre Gjikov – Koordinator nga këshilli organizativ për vizitën dhe delegacion nga organizata. Në takim u diskutuan detalet e vizitës dhe parapërgatitjet e nevojshme që vizita të jetë sa më e suksesshme.

Gjatë qëndrimit në Gostivar, ai do ta vizitojw dhe pjesën e vjetër të qytetit, Xhaminë e Sahatit, Kullën e qytetit, Qendrën e qytetit (Kishën e qytetit). /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button