Policët serbe patrullojnë së bashku me kolegët e tyre nga Ohri

Kryesuesja e Këshillit Komunal të Ohrit, Gordana Konjanovska ka pritur sot dy pjesëtarët e policisë serbe, të cilët  së bashku me kolegët e tyre nga Ohri kanë patrulluar në qytet, që nga mesi i korrikut.

“Ky është një projekt jashtëzakonisht i suksesshëm. Prania e tyre në një masë të madhe ka rritur ndjenjën e sigurisë tek turistët nga Serbia që kanë qëndruar në Ohër dhe për këtë u jemi mirënjohës”, citon fjalët e Konjanoskës, Ohrid news.

Kënaqësinë e tyre për realizimin e projektit e kanë shprehur edhe zyrtarët e policisë serbe, të cilët kanë thënë se janë të kënaqur nga bashkëpunimi me kolegët e tyre, nga pritja që u kanë rezervuar qytetarët dhe kontaktet që kanë vënë me turistët.

“Kur na shihnin turistët nga Serbia, fillimisht nuk besonim se këtu jemi me detyrë, por më pas shpreheshin të kënaqur që mund të na drejtoheshin, po të ishte nevoja”, punonjësi serb i policisë Sllavisha Iliq.

Ohrid news shkruan se patrullimi i përbashkët midis policëve serb dhe atyre të Maqedonisë realizohet në kuadër të Marrëveshjes midis ministrive respektive, të arritur në vitin 2011 që ka për synim ngritjen nivelit të sigurisë për turistët serbë, shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve .

Zyrtarët e e policisë të Ohrit dhe ato të Serbisë do të patrullojnë së bashku deri më 15 shtator.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button