Rezart Taçi del në skenë, mund të bëhet president i Parmës

Emri i Rezart Taçit del në skenë edhe një herë. Me hapa të vegjël, gjithnjë nën hije dhe si gjithnjë pa deklarata zyrtare. Biznesmeni shqiptarë është duke fituar pushtet në presidencën e re të skuadrës së Parmës.

Sipas ‘La Gazzeta dello Sport’, tashmë nuk ka më dyshime, pas shoqërisë Dastraso Holdings Limited, më qendër në Qipro, e cila fitojë shumicën e klubit Emilian, fshihet emri i biznesmenit shqiptare. Është vetë Rezart Taçi, që këto ditë po drejton operacionet e klubit, duke u interesuar për lëvizjet e ardhshme, dhe duke i kërkuar informacion bashkëpunëtorve për të planifikuar punët.

Në pritje që ky lajm të bëhet zyrtarë, dy gjëra janë të sigurta: janë paguar kontributet dhe janë shlyer borxhet. Për të përforcuar edhe më shumë idenë se Parma nuk është më në krize dhe se leket janë gjetur, kjo fale Rezart Taçit, klubi emilian është hedhur në merkaton e transferimeve, për të përforcuar skuadrën.
Interesant është edhe fakti që goditja e parë e Parmës në merkato ishte pikërisht një shqiptare, Andi Lila. Mbrojtësi i kombëtares ka rënë dakord më drejtuesit e klubit për një kontratë 3.5 vjeçare./ Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button