Shkup, me “mur të gjallë” kundër ndërtimit me stil barok të Qendrës Tregtare

Më shumë se 1000 qytetarë të hënën në mbrëmje u tubuan para Qendrës Tregtare të qytetit të Shkupit në shenjë proteste kundër qëllimeve të qeverisë për të ndryshuar pamjen e qendrës më të vjetër tregtare në Shkup.

Qeveria planifikon që qendra tregtare të merr pamje të stilit barok, ndërsa qytetarët refuzojnë ndryshimin e pamjes së qendrës simbolike me të cilën i ndërlidhë e kaluara e tyre dhe e cila paraqet një element të rëndësishëm të kulturës së qytetit.

Edhe përskaj të ftohtit që mbizotëronte, qytetarët u tubuan dhe shprehën pakënaqësitë e tyre duke formuar një “mur të gjallë” rreth qendrës tregtare duke kumtuar porosinë se duan që qendra tregtare të mbetet e tillë siç është që nga ndërtimi i saj.

Edhe Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë ka ftuar qeverinë të rishikojë edhe njëherë idenë dhe të kalkulojë edhe përfitimet ekonomike.

Sipas informatave, deri tani janë mbledhur rreth 10.000 nënshkrime për ruajtjen e pamjes autentike të Qendrës Tregtare të qytetit të Shkupit

Lajme të ngjashme

Back to top button