Tetova miraton buxhetin, vlera 28.2 milionë euro

Këshilltarët e Komunës së Tetovës miratuan sot buxhetin e vitit 2015.

Buxheti për Tetovën në vitin që pritet të mbërrijë arrin vlerën 28.2 milionë euro, që e bën atë një nga buxhetet më të mëdha të komunave.

Por një pjesë e këshilltarëve e kanë vlerësuar atë si joreal dhe joproduktiv, ndërsa janë shprehur me kritika edhe për realizimin e buxhetit të vitit 2014.

Sipas tyre, buxheti i vitit 2014 ka shërbyer më shumë për nevojat e të punësuarve të komunës sesa për ato të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button