Pesë kumanovarë e kanë varfëruar “Ujësjellësin” për 10 milion denarë

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër kumanovarëve, V.B. (37), G.M. (50), R.I. (42), G.S. (42), dhe S.J. (42), të punësuar në NP “Ujësjellës” në Kumanovë, për shkak keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe përgjegjësisë.

Sipas informacioneve nga MPB, në periudhën prej vitit 2006 e deri në vitin 2011, duke shkelur Ligjin për ndërtim, Ligjin për Vetëqeverisje lokale dhe vendimet e Komunës Kumanovë, pesë kumanovarët kanë kyçur marrëveshje ose gojarisht janë marrë vesh me persona fizik dhe juridik për ndërtim të ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Kumanovës.

Nga e gjithë kjo që kanë bërë kumanovarët, si pasojë “Ujësjellësi” është dëmtuar me shumën prej 10.077.938 denarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button