Dibër, banorët të shokuar nga rritja e çmimeve

Të gjitha produktet ushqimore gjatë ditës së tregut në Dibër janë tepër të shtrenjta dhe të pa prekshme për shumicën e banorëve të Dibrës por nuk mungojnë edhe ata të komunës së Qendrës së Zhupës. 

Çmimet e disa prej artikujve më të rëndësishëm ushqimor, në mesin e të cilëve janë edhe frutat dhe perimet, po rriten në çdo moment. Një kilogram banane kushton 60 denarë, mollët 70 denarë ndërsa perimet nga 40-70 denarë.  

Shitësit e komentojnë se kjo situatë është si pasojë e verës së thatë, si dhe  nga importi që ata furnizohen, por blerësit janë të mendimit se mezi bëjnë të pamundurën për të siguruar produktet që janë tepër  të nevojshme. Banorët shprehen të shokuar nga kjo rritje e çmimeve, shumica nuk deshën të prononcohen për këtë problem.

“Ndonjëherë qarkulloj gjithandej nëpër treg, por ka të ngjarë shpesh të dal bosh për shkak se nuk kam mundësi që të marr artikuj e nevojshme që më duhen ose që janë më elementare për një familje sepse jetoj me një ndihmë sociale pasi jam i pa punë dhe kuptohet se sa marrim ne si persona pa pagë mujore, thotë për Portalb, Tahiri,  45 vjeçar.

Si rasti i Tahirit  në Dibër ka një numër të konsiderueshëm të banorëve të cilët  për shkak të papunësisë që dominon, atyre nuk ju leverdis të blejnë pemë dhe perime me këto çmime që janë në tregun e qytetit. 

Standardi jetësor nuk të lejon të kesh një ushqim të begatë, kur dihet se numri më i madh i dibranëve jetojnë nën asistencë me ndihma sociale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button