Ja tmerri që po përjetojnë kosovarët në Hungari (Video)

Numri i emigrantëve nga Kosova të cilët po ndalohen në kampet e Hungarisë dita ditës po merr përmasa edhe më shqetësuese.

Në vazhdimësi është raportuar për këtë gjendje shqetësuese ku qindra qytetarë të Kosovës po lënë vendin duke ua mësyrë vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian në kërkim të një jete të mirë.

Gjendja e tyre në kampin e Hungarisë nuk është për tu lakmuar, ata po jetojnë në kushte shumë të vështira, ata detyrohen të flenë në dysheme të gjithë së bashku në një vend.

E vendi ku ata janë të vendosur, sipas pamjeve lirisht mund të themi se i ngjanë një “shtalle”.
/Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button