Kina bllokon shërbimin Gmail?

Shumë përdorues në Kinë kanë zbuluar se nuk munden që të hyjnë në email apo shërbimin e Google. Sipas GreatFire, shumë web adresa të shërbimit Gmail në Kinë ishin bllokuar të premtën – duke vazhduar tri ditë më vonë deri më sot.

Raporti i Google, ka treguar trafikun në kohën reale që Gmail shërbimi i tyre ka rënë, është bllokuar në Kinë transmeton Indeksonline. Sipas Reuters, një zëdhëns me bazë në Singapor ka thënë për Google se nuk kishte “asgjë të keqe në këtë punë”.

Gjithashu duke folur për Reuters, një zëdhënse e Ministris së Jashtme Kineze tha se ” ajo nuk dinte asgjë rreth bllokimit të shërbimit së Gmail, dhe duke shtuar se qeveria mbetet e përkushtuar për ti ndihmuar bizneset jashtë shtetit./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button