Jankullovska: Qamili ka problem me matematikën?!

Zv/Ministri i Brendshëm Zemri Qamili matematikisht e ka gabim kur thotë se përqindja e shqiptarëve në MPB është shpërfillëse, sidomos në postet udhëheqëse por edhe për shkeljen drastike të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjatë konkursit të fundit për inspektorë policorë. Kështu u përgjigj sot kreu i këtij dikasteri Gordana Jankullovska. Sipas saj, në MPB përqindja e  përfaqësimit të bashkësive etnike është shumë afër numrave zyrtare të dhëna nga Enti Shtetëror i Statistikës.

“MPB është institucion ku në disa sektorë të caktuar, bashkësitë etnike janë të përfaqësuara me mbi 50%, kështu që matematika që ju përdorni është jo adekuate dhe e pasaktë. Do të vazhdojmë të mbajmë llogari për atë që parashikon Kushtetuta d.m.th për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë për të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni dhe kuptohet se do të insistojmë që kjo të ndodh në tërë territorin e Maqedonisë”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Përplasjet e fundit brenda MPB-së erdhën pas konkursit për inspektorë policie në të cilin në momentin e fundit, përveç 2 shqiptarëve të parë u shtuan edhe 9 të tjerë

Lajme të ngjashme

Back to top button