Paraburgim dhe padi penale për pesë persona për shitje të heroinës

Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe sektorit pranë MPB­së në kuadër të aksionit “Rrjeti”, të orientuar ndaj shkatërrimit të tregtisë me narkotikë, konfiskoi 99,8 gramë heroinë, dedikuar për narko tregun e brendshëm, privoi nga liria pesë persona, shtetas të Maqedonisë, ndërsa një person, shtetas i Turqisë në këtë moment nuk është i qasshëm për organet e ndjekjes.

Nga ana e Sektorit për tregti të palejuar me drogë nga Reparti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz, deri te Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit do të parashtrohet padi penale kundër personave J.S., SH.M., K.E., F.A.., V.I. dhe Ç.A., për shkak të dyshimit themelor se kanë kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”.

Personat e privuar nga liria janë dërguar para gjykatësit , i cili atyre u shqiptoi paraburgim me kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Ndryshe, deri tani në kuadër të aksionit “Rrjeti”, penalisht janë denoncuar mbi 160 persona, ndërsa janë konfiskuar mbi 520 kilogramë narkotikë të ndryshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button