Ja se si ka ndodhur rrahja me grushta në konsulatën e Kosovës në Berlin

Skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk kanë të ndalur. Ato nuk po ndodhin vetëm kohëve të fundit, por pothuaj kanë ndodhur që nga themelimi i misioneve diplomatike të Kosovës në botë. Dhe këto skandale ndodhin jo vetëm për shkak të përvojës së mangët të diplomatëve ose përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës, por edhe për shkak të emërimeve politike të motrave, kunatave, vajzave e familjareve të afërm të ministrave dhe të pushtetarëve të sotëm të Kosovës. Kështu tashmë dihet se motra e deputetes Ganimete Musliu është me shërbim në Berlin, motra e bashkëshortes së ministrit Agim Çeku dhe motra e ministrit Memli Krasniqi po ashtu janë akomoduar në misione diplomatike: e para në Shqipëri e tjera në ndonjë mision tjetër të Kosovës.

Kjo ngjarje ka ndodhur në maj të vitit 2012 në ambientet e Konsullatës në Berlin në prani të përfaqësuesve të tjerë diplomatikë të Ambasadës e të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Një burim i sigurt i gazetës “Bota sot” (emri i njohur në redaksi) ka përshkruar në detaje gjithë rrahjen ndërmjet Fatmire Musliut (motrës së deputetes Ganimete Musliu) e Liridona Zeqirajt në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Berlin në prani të Islam Spahiut, këshilltar-ministër i Ambasadës në Berlin Milazim Vllasaliu, atëkohë konzull në Berlin, e sot në konzullatën e Kosovës në Frankfurt e Hamdi Reçicës, zv. konsull në Berlin, shkruan sot gazeta “Bota sot”

Si ka ndodhur rrahja: 
Ndërkohë që Liridona Zeqiraj ishte duke përpunuar dokumentet e një pale, nga Ambasada e cila atë kohe ndodhej në katin e gjashtë, zbret në Konsullatë e cila ndodhej në katin e tretë Fatmire Musliu dhe kërkon nga Liridona Zeqiraj që një i njohshëm i Fatmire Musliut të hyjë pa radhë dhe të marrë pasaportën.

Liridona Zeqiraj kundërshton duke thënë që nuk i takon Fatmire Musliut të shpërndajë pasaporta pa dijen e konsullit. Grindja verbale eskalon në fyerje të rënda të ndërsjella rreth moralit dhe karakterit të kundërshtares, konsulli Vllasaliu, i cili në zyrën e tij e dëgjon këtë grindje, ndërhyn për ta qetësuar situatën. Fatmire Musliu e humbet komplet kontrollin, i vërsulet Liridona Zeqirajt dhe fillon ta gjuajë në fytyrë me shuplaka dhe grushte dhe ta tërheqë për flokësh. Përleshja le gjurmë të dukshme fizike te të dy diplomatet e Kosovës në Berlin.
Vetëm falë ndërhyrjes fizike të Hamdi Recicës, i cili është i ri me moshë dhe i fortë, arrin të ndahen me force Fatmire Musliu dhe Liridona Zeqiraj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button