Vëllai i Obamës, sot për vizitë në Maqedoni

Me ftesë të Klubit Ballkanik të Paqes, sot në Maqedoni do të vijë Abongo Malik Obama, vëllai nga babai i kryetarit amerikan Barack Obama, që ta marrë çmimin e Kartës Ballkanike për Paqe të fondacionit “Barak H. Obama”. Çmimi do të ndahet në një ceremoni që do të organizohet sot pasdite në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup. Më pas, Malik Obama do të vazhdojë misionin e tij të paqes në një mini turne ballkanike. 

Klubi Ballkanik i Paqes është organizatë ndërkombëtare e formuar nga anëtare të 12 vendeve të Ballkanit, dhe është i njohur nga shumë organizata ndërkombëtare. Karta e parë Ballkanike e Paqes i`u nda Qytetit të Shkupit, në shenjë mirënjohje për Nënën Terezë si vendlindje e saj.

Sipas shkrimeve të mediave të huaja, Maliku është person që e ndjekin kontraverza edhe privatisht, e poashtu edhe në lidhje me fondacionin. Ai është djalë i babait të Barack-ut, gejgjësisht Barack Senior, dhe është një nga shumë fëmijët e kësaj familjeje. Ka lindur në Najrobi të Kenisë, ndërsa jeton në një fshat të vogël në Keni, ku ka shitore për elektronikë.

Gazeta Huffington Post, publikoi informatë se organizata bëmirëse e themeluar nga Maliku, shkakton brengosje, që ka çuar në atë që një nga organet mbikëqyrëse të parashtrojë kërkesë për hetim zyrtar.

Ka shumë pak informata për arritjet e organizatës – ndërsa mjetet financiare të saj mbahen në fshehtësi.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button