Nikoliq kërkon mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta plotësojë në tërësi kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për eliminimin e strukturave paralele në Kosovë.

“Mendoj se nuk duhet të pranohet kjo pikë nga Brukseli, që të eliminohen të gjitha strukturat paralele të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, pasi mua më duket se kjo paraqet tërheqje nga parimet që i kemi pranuar”, tha Nikolliq për televizionin beogradas, “Pink”.

Duke e arsyetuar platformën e tij për Kosovën, të cilën duhet ta paraqes para opinionit, Nikolliq ka vlerësuar se Bashkësinë e komunave serbe nuk duhet konstituuar sipas ligjeve të Kosovës.

Më tutje, Nikolliq ka theksuar se kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pret “mbledhje e vështirë” në Bruksel, në fillim të muajit shkurt. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button