fbpx

Shqiptari nga Kosova i përfshirë në aferën 500 milionë euro

Historia e këtij skandali të madh financiar, bartës i të cilit është i riu 26 vjeçar Jeton Islami me origjinë nga Gjilani i Kosovës, ka filluar pas nënshkrimit të një kontrate ndërmjet Islamit dhe dy biznesmenëve të njohur me nënshtetësi gjermane
Është vetëm 26 vjeç dhe është ekspert financiar për të cilin ka filluar të flasë Evropa. Kështu e nis artikullin, javorja gjermane e specializuar për çështjet financiare Die Weltwoche.

Arsyeja pse përflitet ky I ri shqiptar, është se ka bërë një transfer prej 500 milionë eurosh në katër shtete të botës.

Historia e këtij skandali të madh financiar, bartës i të cilit është i riu 26 vjeçar Jeton Islami me origjinë nga Gjilani i Kosovës, ka filluar pas nënshkrimit të një kontrate ndërmjet Islamit dhe dy biznesmenëve të njohur me nënshtetësi gjermane.

Shuma e kësaj kontrate ka qenë 500 milion euro. Sipas raportimit të javores gjermane, shqiptari Islami që aktivitetin e vet biznesor e zhvillon në Zvicër, ka marrë për obligim që 500 milion eurot e biznesmenë gjermanë,(para të padeklaruara), ti legalizojë nëpërmjet një procedure transferi në katër shtete të botës.

Fillimisht,këto para do të transferoheshin në një bankë në Dubai, pastaj në Itali, në Rusi dhe si përfundim do të arrinin në Kosovë, nga ku do të deklaroheshin si para të fituara nga kontrata të një firme të regjistruar në Panama (off shore company).

Banka gjermane (Deutsche Bank), kishte filluar dyshimet pasi që biznesmenët gjermanë kishin kryer një shpenzim prej rreth 600 mijë eurosh në një klub në Monaco më kartë krediti. Në kontrollin rutinor të bankës për këtë shpenzim, ishte vërejtur edhe lëvizja e 500 milion eurove nëpër destinacionet e lartpërmendura. Pas kësaj, kjo bankë kishte alarmuar edhe inteligjencën financiare gjermane.

Paratë nga banka e Dubait ishin transferuar në Itali, ndërsa gjithçka është bllokuar në kohën kur ato duhet të transferoheshin në Rusi.

Menjëherë, kanë filluar hetimet nga inteligjenca financiare gjermane ndërsa tre biznesmenëve të lartpërmendur u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare. Madje, Islamit gjatë këtyre hetimeve, raportohet se I janë zënë edhe biseda telefonike, me sms dhe e-mail me njërin prej asistentëve të presidentit Rus Putin, I cili në shkëmbim të një pagese të majme do tu ndihmonte në kryerjen e transaksionit në Rusi. /tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button