Recension: Foto: Vlladimir Vangellov, “fëmijë” për të gjitha protestat e LSDM-së

Pyetja kryesore që imponohet në recensionin e këtij teksit është – a ka të drejtë qytetari që i konstaton politikat e gabuara të pushtetit ose vendimet dhe zgjidhjet e këqija, për secilën prej tyre të thotë “jo”. Ose, duhet të paraqitet në protestë vetëm atëherë kur është i prekur personalisht, duke mos shprehur asnjë solidaritet dhe përkrahje për ata që janë të prekur nga padrejtësia.

Aktivizmi qytetar nënkupton pjesëmarrje, nëse jo në të gjitha, atëherë së paku në një pjesë të aktiviteteve për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve dhe luftën kundër padrejtësisë.

FireShot Screen Capture #065 - 'ФОТО_ Владимир Вангелов, “дете“ за сите протести на СДСМ' - www_kurir_mk_makedonija_vesti_183346-FOTO-VlaLinku deri te artikulli origjinal: Foto: Vlladimir Vangellov, “fëmijë” për të gjitha protestat e LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 22.12.2014, 15:55

Data e recensionit: 23.12.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

SHKURTOHET E DREJTA PËR SOLIDARITET

Me gjashtë fotografi dhe po aq rreshta tekst, në mënyrë të pahijshme komprometohet dhe etiketohet qytetari Vlladimir Vangellov, duke e përdorur termin pezhorativ “fëmijë” –  i cili i gjennet partisë LSDM “ndër duar” për të marrë pjesë në çdo protestë. Me këtë i shkurtohet e drejta për solidaritet me ata që janë të rrezikuar.

“Vangellovi mund të vërehet në pothuajse të gjitha protestat që i ka organizuar LSDM-ja deri tani. Kështu, Vangellovi njëherë paraqitej si qytetar i pakënaqur i Komunës Qendër, pastaj u pa në protestat e shoqatës AMAN, pastaj ishte pjesë edhe i të ashtuquajturve “parkmbrojtës”… ndërsa sot fitoi rol të ri, protestoi edhe si honorarist.”

 

KOMPROMETIMI I KUSHTETUTËS

Bëhet përpjekje që të shkurtohet e drejta e garantuar me Kushtetutë për protestë të qetë (neni 21 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë). Që në titull, pa fakte, ai shpallet si eksponent i LSDM-së: “Vlladimir Vangellov, “fëmijë” për të gjitha protestat e LSDM-së”.

Nga titulli dhe nëntitulli ku Vangellovit i merret për të madhe fakti që merrj pjesë në të gjitha protestat e organizuara nga LSDM-ja, del edhe ajo se protesta e honorarsitëve është e organizuar nga partia opozitare, që nuk mbështetet me asnjë fakt ose duke iu referuar ndonjë burimi, kështu që nuk mund të pranohet si e vërtetë.

Njëra nga të drejtat themelore të njeriut është edhe e drejta për protestë të qetë me të cilën subjekteve u mundësohet të mund ta shprehin mendimin e tyre për veprime të caktuara që i ndërmerr shteti dhe institucionet e tij.

Është shkelur edhe parimi kryesor i sjelljes së Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, i cili thotë:

Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë civile, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë e tij, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve… (do të shtoja, jo vetëm t’i mbrojnë, por edhe t’i përfaqësojnë).

Lajme të ngjashme

Back to top button