Mediat belge: Januzaj ka zgjedhur Shqipërinë

Nëse është për t’iu besuar mediave belge, supertalenti shqiptar i Manchester United tashmë ka zgjedhur Shqipërinë.

Lajmin “bombë” e ka publikuar uebafaqja www.voetbalnieuws.be e cila shkruan se talenti shqiptar Adnan Januzaj ka injoruar në vazhdimësi ftesat e Kombëtares belge, transmeton infokosova.

Karriera e Januzajt është duke u rritur shumë shpejt, Ai luan në ekipin e parë të Manchester United. Januzaj është shtetas belg me origjinë shqiptare.

“Januzaj tani po e shikon mundësinë për ta luajtur me Kombëtaren, dhe ka shumë mundësi që ajo Kombëtare të mos jetë Belgjika” shkruan portali ne fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button