Shqiptarët me video komike zemërojnë zviceranët (Video)

Disa të rinj shqiptarë në një video kanë ironizuar me bashkëkombësit e tyre në Zvicër. Me këtë video disa të rinj shqiptarë kanë ironizuar me fenomenet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Zvicër.

Një video e tillë nuk i ka pëlqyer deputetit nacional të Zvicrës nga radhët e SVP-së, Oskar Freysinger.

Në këtë video janë publikuar vetëm disa nga skenat që janë të postuara në Facebook në faqen “Albanian Vines” dhe në Youtube.

Në video shihen disa të rinj në një zyrë komunale duke aplikuar për pasaportë zvicerane.

Në një moment, njëri prej tyre heq flamurin zviceran nga tavolina duke zëvendësuar me atë shqiptar, duke thënë se vetëm kështu mund të bëhet zviceran, tjetri gëzohet me të marrë lajmin se do të marrë shtetësinë zvicerane.

Për më shumë shikoni videon…

Lajme të ngjashme

Back to top button