Kroaci, Josipoviq dhe Grabar-Kitaroviq në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Presidenti aktual i Kroacisë, Ivo Josipoviq dhe ish-ministrja kroate e Punëve të Jashtme, Kolinda Grabar-Kitaroviq morën më së shumti vota në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën dje në Kroaci, por asnjëri prej tyre nuk arriti të fitojë mbi 50 për qind të votave.

Presidenti i ri kroat do të dihet pas rrethit të dytë të zgjedhjve, që do të mbahen më 11 janar.

Sipas rezultateve fillestare, në votimin e djeshëm fitoi Josipoviq, duke fituar 38,5 për qind të votave, përderisa kundër-kandidatja e tij kryesore, Grabar-Kitaroviq fitoi 37 për qind.

Dy kandidatët e tjerë, Millan Kojunxhiq nga Lidhja për Kroacinë dhe Ivan Velibor Sinçiq nga Muri i Gjallë, ngecin pas Josipoviq dhe Grabar-Kitaroviq.

Përparësi minimale e presidentit aktual paraqet befasi, sepse matjet e fundit të votuesve në isponim tregojnë se Josipoviq do të fitojë rreth 46 për qind të votave, ndërsa Grabar-Kitaroviq 36 për qind.

Rrethi i parë u mbajt në kushte të motit ë ftoftë dhe reshjeve të borës, kështu që jehona e votuesve deri në orën 17, vetëm dy orë para mbylljes së vendvotimeve, paraqiste vetëm 37 për qind.

Ivo Josipoviq është jurist i njohur kroat, por ai ka edhe edukim muzokor he komponon vepra të muzikës klasike. Në këto zgjedhje ai është kandidat i koalicionit të partive në pushtet.

Kolinda Grabar-Kitaroviq është kandidate e partisë kryesore opozitare, Bashkësisë kroate demokratike (HDZ).

Presidenti i Kroacisë ka kryesisht rol ceremonial pë ta prezantuar vendin, me autorizime në politikën  jashtme, ndërsa sipas Kushtetutës kroate, ai është komandant suprem i armatës.

Këto zgjedhje presidenciale vlerësohen si test politik për rejtingun dhe pozicionet e partive politike para zgjedhjeve parlamentare. Është paraparë që zgjedhjet për përbërjen e re të Parlamentit kroat (Sabor) të mbahen para fundit të vitit 2015.

Kroacia është anëtarja më e re e BE-së, e cila iu bashkangjit Unionit më 1 korrik të vitit 2013. Vendi tashmë gjashtë vite gjendet në recesion, ndërsa papunësia po i afrohet 20 përqindëshit.

Lajme të ngjashme

Back to top button