Dy francez sulmojnë një vajzë myslimane

Një vajzë 16 vjeçare me mbulesë islame, është sulmuar në Paris nga dy persona ende të panjohur, të cilët ia kanë shqyer mbulesën e saj. Për shkak të atmosferës anti islamike në Francë, një ndër liderët musliman në Francë ka dënuar “klimën e islamofobisë” duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërmer masa, transmeton Russia Today.

Sulmuesit menjëherë pasi që e kanë kapur vajzën muslimane, kanë filluar të bërtasin me fyerje anti-muslimane dhe raciste, duke i lënë asaj shenja në fyt, e pastaj kanë ikur.

Ministri i Punëve të Brendshme në Francë, Manuel Valls, menjëherë ka dënuar sulmet duke i quajtur si sulme të intolerancës.

“I dënojmë ashpër pakënaqësitë e të rinjve anti musliman dhe intolerancës. Policia është mobilizuar në mënyrë që autorët e sulmit të identifikohen, të arrestohen dhe të dorëzohen në gjykatë”, ka thënë Valls.

Ky sulm është një nga incidentet e shumta anti muslimane në Francë, të cilat vetëm në muajin e fundit, janë rritur për 60%. / ilirida.net

Lajme të ngjashme

Back to top button