Nike sjellë këpucët që duken si një mbështjellës i iPhone

Mbështjellësi shumë i famshëm me vrima për iPhone 5C që tërhoqi shumë vëmendje vitin e kaluar do të rikrijohet në formë të një këpuce të Nike nga dizajneri i Apple Marc Newson.

Ngjashmëritë në mes të Zvevdochka të Nike, të cilat debutuan për herë të parë në vitin 2004, dhe mbështjellësit të iPhone 5C nga Apple janë shumë të mëdha. Sidoqoftë, të dy produktet nuk janë zyrtarisht të lidhura me njëra-tjetrën.

Të emëruara sipas qenit rus i cili ishte lansuar në hapsirë në vitin 1960, Zvezdochka-të ishin dizajnuar nga Newson si këpucë të thjeshta, transmeton Lajmi.net.

Në bazë të vendimit të Newson për t’iu bashkuar ekipit të dizajnuesve të Apple, dhe duke punuar së bashku me shokun e tij Jony Ive, ngjashmëritë në mes të këpucëve dhe mbështjellësit të iPhone 5C janë shumë të mëdha. Sidoqoftë, Nike nuk i përmend këto ngjashmëri, por pret që këto të shiten në numër të madh.

nikmcnwsn9870

Lajme të ngjashme

Back to top button