Chelsea u ndal nga Southampton

Southampton dhe Chelsea i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 1:1, në kuadër të xhiros së tetëmbëdhjetë të Premierligës.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, në minutën e 17-të, me golin e realizuar nga Sadio Mane. Kurse, në fund të pjesës së parë rezultatin e barazoi Eden Hazard.

Kurse, në pjesën e dytë të dy skuadra kishin disa raste për shënim, por asnjëra nuk arrti ta realizoi golin e fitores.

Pas këtij barazimi, Chelsea ka tubuar 46 pikë dhe po rrezikon ta humb vendin e parë pasi Manchester City i është afruar vetëm në një pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button