Katër shqiptar do ta sulmojnë Brazilin sot

Selektori i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, gjatë konferencës për media, të mbajtur dje, e ka zbuluar formacionin me të cilin do t’i kundërvihet Brazilit, në ndeshjen miqësore që do të luhet sot.

Në mesin e 11 emrave që do të startojnë të mërkurën janë edhe katër lojtarë shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ndërkohë, pjesë e ekipit helvetik është edhe sulmuesi Admir Mehmedi, i cili pritet të aktivizohet në pjesën e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button