Drita e mundi Shkëndijën në miqësore

Ekipi i Shkëndijës ka shfryëzuar shumë mirë kohën e lirë që ka para ndeshjes së radhës që do të luajë në kampionatin e Maqedonisë kundër ekipit të Metalurgut, e që do të jetë dhe derbi i javës së tretë.

Të martën skuadra kuqezi ka zhvilluar miqësore me ekipin nga Liga e Dytë, KF Drita, e ku trajneri Jovanovski kishte testuar numër të madh të futbollistëve të rinj. Në këtë ndeshje fitore kanë shënuar futbollistët nikoqir nga Bovina, me rezultat 2:0, ndërsa golat ishin vepër e Marijan Bilbilovski dhe Jeton Shaqiri.

Në ndërkohë te Shkëndija është konfirmuar dhe emri i futbollistit më të ri, Egzon Belica i cili pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, ndërkohë që deri të premten pritet që të jetë gati dhe dokumentacioni i futbollistit Muharrem Bajrami, i cili gjithashtu pritet që të luajë në ndeshjen kundër Metalurgut. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button