Facebook rivalizon kanalet e YouTube

Twitter nuk është i vetmi rrjet social që Facebook po konkurron për sa i përket shpërndarjes së lajmeve dhe përmbajtjeve të ndryshme. Facebook do që ta bëjë furnizuesin e saj të lajmeve jo si një gazetë të përditshme që ju ta lexoni, por më shumë si kanalet televizive që ju shikoni. Ja përse Facebook ka krijuar një dizajn të ri në seksionin e videove që shfaqen në këtë rrjet social.

Të gjithë bizneset do të kenë mundësi së shpejti që të zgjedhin pamjen me të cilën duan të shfaqen videot e tyre me dimensione shumë të mëdha, do të ketë gjithashtu një vend për komente si dhe mund të të bëjnë një listë të videove të tyre. Kështu, videot që do të shfaqen në rrjetin social Facebook do të jenë pak a shumë të ngjashme si tek kanalet e YouTube.

Facebook po teston aktualisht këtë format të ri të videove tek disa faqe dhe së shpejti do ta sjellë për të gjithë përdoruesit. Dizajni dhe këto veçori të reja për video janë pikasur fillimisht nga TechCrunch tek faqet e mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button