Nurishi nënshkruan me Gostivarin

Klubi i futbollit Gostivari ka angazhuar futbollistin e mirënjohur 22 vjeçar nga Tetova, Elvir Nurishi, i cili së fundmi ka luajtur për ekipin e Shkëndijës së Tetovës.

Nurishi është mesfushor ofensivë i krahut të majtë, por ai mund të luaje edhe në krahun e djathtë ose në qendër.

Gjatë prezantimit të përforcimit të parë në klub, drejtori sportiv i KF Gostivarit, Argjend Beqiri dhe trajneri Mensur Jakupi theksuan se Elvir Nurishi është një futbollist që i është nevojitur Gostivarit, ndërsa nga ana tjetër futbollisti Nurishi theksoi se do ta ndihmoje Gostivarin në synimin për në Ligën e Parë republikane në futboll.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit të Gostivarit. Shpresoj se do kemi shumë sukses dhe do arrijmë planin të hyjmë në Ligë të parë”, tha futbollisti Elvir Nurishi.

“Vlerësimi jonë për Elvirin është se kemi marrë një përforcim mjaftë me kualitet. Neve na është nevojitur një lojtar i kalibrit si Elviri dhe në të ardhmen do fitojmë shumë me ardhjen e tij në klub”, vlerësoi drejtori sportiv i KF Gostivarit, Argjend Beqiri.

Trajneri Mensur Jakupi tha se Elvir Nurishin e njeh prej më herët qysh prej periudhës kur ai ka luajtur për U 17, U 19 dhe U 21 të Maqedonisë dhe e dinë potencialin që e posedon ai.

“Unë insistova edhe në fillim të kampionatit që Elviri të vjen në klubin tonë, mirëpo nuk arritëm transferojmë atë. Mirëpo, me insistimin tim u arrit marrëveshja me Elvri Nurishin i cili vjen prej ekipit të Shkëndijës. Besoj se Elviri do na ndihmoje në synimet e klubit tonë që sivjet ne të inkuadrohemi në Ligën e Parë. Elvirit i urojmë sukses në KF Gostivari”, deklaroi trajneri, Mensur Jakupi.

Elvir Nurishi ka luajtur për ekipin e Istrës nga Pulla, Rijekën, Udinezen në Itali, Hit Gorica në Slloveni dhe së fundmi në Shkëndinë e Tetovës.

Gostivari ka arritur marrëveshje edhe me disa futbollistë tjerë që pritet të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Pas përfundimit të sezonit vjeshtor, nga ekipi i Gostivarit u larguan futbollistët Iliknur Xhaferi, Qahil Muaremi, Xhihan Seferi, Ardit Shaqiri dhe Gjorgji Markov.

Ekipi i Gostivarit aktualisht është në pushim, ndërsa me stërvitjet fillon me 12 janar të vitit 2015. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button