Vedati i “Stupcave”, në tetor, i jep fund beqarisë (Foto)

Ylli i humorit shqiptar, Vedat Bajrami, ka vendosur t’i jap fund beqarisë. Kanë ngelur edhe disa javë deri te dita kur aktori i personazheve të famshme, si “Liki”, “Sahit Plisi”, “Fuka” etj, dhe e fejuara e tij, Allmira Mullaabazi të shënojnë momentin e lidhjes së tyre martesore.

Tashmë, siç bëjnë të ditur burime të reporteri.net, të afërta me çiftin, ata kanë vendosur që lidhjen e tyre ta qojnë edhe më tej, në muajin tetor të këtij viti, edhe pse ende nuk kanë caktuar datën e saktë.

Vedati dhe vajza nga Rahoveci, përfundimisht janë bindur se janë për njëri-tjetrin, pasi këtë ua ka dëshmuar lidhja e tyre e gjatë, prej disa vitesh.

Vedati i “Stupcave”, në tetor, i jep fund beqarisë (FOTO)

Allmira Mullaabazi

Lajme të ngjashme

Back to top button