Asnjë zgjidhje për shkollën e Sellcës

Ende asnjë zgjidhje konkrete lidhur me caktimin e lokacionit për ndërtimin e shkollës në fshatin Sellcë të Tetovës. Projekti paraprak, i nisur 14 vjet më parë ka mbetur në fazën e karabinasë, për shkak të rrëshqitjes së dheut, ndërsa kompania që ka kryer punimet nuk e kishte marrë parasysh një gjë të tillë, transmeton  Alsat M.

Çështja tashmë për bllokuar edhe për shkak të procedurës hetimore nga ana e Prokurorisë. Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, i pyetur për projektin konkret është amnistuar duke thënë se puna e dikasterit të rij, është përfunduar.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi nuk deklaroi qartë nëse lokacioni për ndërtimin e shkollës së fshatit Sellcë është gjetur vërtetë.

300 nxënësit e shkollës “Rilindja” të fshatit Sellcë të Tetovës vazhdojnë të mësojnë në kushte të mjerueshme, në një objekt të ndërtuar në vitet 1940, pa instalime elektrike, pa higjienë, pa kushte dhe hapësira mësimore, si dhe pa sallë sportive.

Lajme të ngjashme

Back to top button