Gjoba për bastoret që lejojnë praninë e të miturëve

Drejtoria e të Ardhurave Publike në Maqedoni ka bërë të ditur se do të sanksionohen të gjitha bastoret dhe klubet e tjera të lojrave të fatit që lejojnë praninë e të miturëve të moshës nën 18 vjeç.

Sipas vendimit të ri të DAP, në rast se inspektoratet hasin në raste të tilla, atëherë do të pasojnë gjobat me vlerë prej 5 mijë euro, por edhe sanksione tjera deri në mbylljen e lokalit prej 6 muaj deri në 2 vite. më të rinjë se 18 vjeç. Ndryshimet e reja të ligjit për lojrat e fatit tashmë janë në procedurë qeveritare dhe më pas pritet t’i kalohen legjislativit.

Sipas ndryshimeve të propozuara, risi është ajo se përforcohen autorizimet e Drejtorisë për të Ardhura Publike si dhe organi inspektues i cili kryen mbikqyrje mbi ekzekutimin e lojërave të fatit. Kështu inspektorët do të mund në çdo kohë të bëjnë kontrollim të dokumentacionit me të cilën dëshmohet mosha e personave të cilët takohen në bastoret sportive, kazino etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button