Përmbytje historike në Malajzi, 5 të vdekur, mbi 100 mijë evakuohen

Disa persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 mijë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë goditur Malajzinë. Përmbytjet në Malajzi janë të zakonshme, por këto konsiderohen më të mëdhatë në disa dekalda në kombin e Azisë Juglindore.

Sipas mediave vendase, më shumë se 40 mijë banorë janë evakkuar në Kelantan dhe mbi 30 mijë të tjerë në Terengganu. Të gjithë të evakuuarit janë strehuar në 116 qendra të ngritura në ndihmë të qyteteve dhe zonave të prekura nga përmbytjet.

Kryeministri Najib Razak është kthyer më herët nga pushimet e tij në SHBA për të vizituar zonat më të prekura në Kelantan. Ai tha se niveli i lartë i përmbytjeve dhe moti ekstremisht i keq kanë vështirësuar zhvendosjen e viktimave dhe kanë vështirësuar gjithashtu transportin e ndihmave si ushqime dhe sende të tjera për njerëzit në nevojë.

Helikopterët e ushtrisë vendase nuk gjejne terren për ulje dhe trupat nuk kanë terrenin e duhur për të vepruar. Ekspertet thonë se këtë vit përmbytjet janë më të rënda se në 2008 dhe numri i të evakuuarve është tejet i lartë.

Në mesin e disa personave të shpëtuar me varka dhe helikopter ishin edhe 60 turistë të huaj. Përmbytjet vijnë teksa komuniteti në veriperëndim të malajzisë përkujtoi 10 vjetorin e tsunamit shkatërrues të vitit 2004 dhe gjendja e këtij viti krahasohet me shirat e vitit 1971./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button