Qytetarët ndajnë zhgënjimin dhe përbuzjen pas një viti të trazuar nga britmat e pushtetarëve

Fatet dhe të arriturat individuale  duken më pak triumfuese në një shoqëri që përballon një vit me vështirësi dhe me ngjarje politike që thellojnë hendeqet  mes një klase që ngulfat gjithçka për interesa personale dhe një mase  që çdo ditë zhytet në pakënaqësi sociale.

Jo larg këtij perceptimi për një vit që nuk ndryshon asgjë për të mirë është edhe përshtypja e qytetarëve të anketuar nga Portalb.

“Nga viti në vit bilancet nuk na dalin as për së afërmi me të arritur që prezantojnë çdo fund viti institucionet tona. Politikanët flasin për të arritur ndërsa ne qytetarët e thjeshtë as që i  ndejmë ato. Ata që na përfaqësojnë sikur nuk dinë asgjë nga realiteti i jetës së përditshme. Nga zyra i e tyre ata zbresin vetëm kur kanë nevojë të kërkojnë votën. Çdo  vit bëhet gjithnjë e më i vështirë, fajtor për këtë janë hajnat, njerëzit e korruptuar që jetojnë duke mashtruar popullin dhe duke e plaçkitur atë”, thotë Zekirja Imeri nga Gostivari.

Nazmi Halimi, nga Tetova, thotë se për të viti 2014 ishte  vit i zhgënjimeve të mëdha. “Pritshmëritë nuk ishin edhe aq të mëdha, por pas një viti të trazuar me zgjedhje, me britma, me rrahje gjoksi , menduam se gjerat do të shkonin më mirë. Përkundrazi dëgjohen vetëm ankesa ngjarje që rëndojnë edhe më shumë jetën e qytetarëve”, thotë Nazmiu.

“Mund të jemi të kënaqur me atë që kemi gëzuar shëndet të mirë, të tjerët nuk do të thotë se janë më pak brengosëse, por nuk kemi në dorë asgjë për të ndryshuar fatet tona në një rrugë më të mirë”, thotë Bekim Jakupi nga Tetova. Ai thotë se ashtu si pjesa më e madhe e qytetarëve po ndajnë të njëjtat probleme që i bënë të jenë më pak optimist se viti ardhshëm do të ndryshojë diçka.

“Ky vit ishte i mbrapshtë në shumë aspekte. Gjendja shkon duke u bë edhe më e mjerueshme për shqiptarët. Unë jetoj në Serovë dhe disa herë gjatë pranverës më është ka hyrë uji në shtëpi duke më krijuar dëme materiale por ja që askujt nuk i intereson kjo gjë. Shikojnë vetëm pjesën e maqedonasve ta ndërtojnë”, Hasan Sadiku, nga Shkupi

“Çka të them për këtë vit, më së shumti mendoj se është ndikuar shporta e konsumatorit. Çmimet shkojnë çdo vit duke u rritur ndërkaq paga ngelet e njëjtë mos më e vogël. Tatimet që po i paguajmë nuk e dimë se ku po na shkojnë paret. Jemi borxhe deri në fyt”, tha Sedat Bajrami, një  qytetar nga Shkupi.

“Shpresojmë që vitin e ardhshëm të përmirësohen gjërat dhe partitë politike të punojnë me seriozitet për euro integrimet e të mos tallen me qytetarët me projekte koti për të cilat jemi shndërruar në gaz të botës”, tha Osman Demiri, një qytetar nga Shkupi.

“Vit i protestave, kështu e quaj këtë vit. Edhe pse ato nuk arritën të bëjnë ndonjë ndryshim me rëndësi megjithatë  populli më nuk po hesht. Shpresoj që në 2015 do të shtohen dhe më shumë dhe do të rrënojnë këtë qeveri korruptive dhe jo demokratike që po na ngulfat dhe po shtyn të rinj të kërkojnë rrugëdalje duke u larguar nga vendi”, tha Reshat Amzai, qytetar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button