Ferati dorëzon luftën shkaku i lëndimit

Ka përfunduar shumë shpejt aventura evropiane për boksierin shqiptar Hajdin Ferati, i cili ishte i vetmi reprezentues i Maqedonisë që mori pjesë në kampionatin evropian për të rinj në boksin amator në Roterdam të Holandës.

Ferati sot u paraqit në ring, ku boksoi në kategorinë deri 69kg, ndërsa për kundërshtar kishte norvegjezin Martin Larssen, nga i cili edhe u eliminua, duke e dorëzuar luftën në raundin e dytë, shkaku i lëndimit.

“Hajdin Ferati e filloi shumë mirë luftën në raundin e parë, por në të dytin u ankua në dhimbje të kraharorit dhe isha i detyruar që ta dorëzoj meçin, sepse nuk mund ta lëvizte më krahun e djathtë. Ky është boksi, ndodhin lëndime dhe puna disamujore të shkon huq për një moment”, ka thënë për “Portalb” trajneri Naser Haruni, i cili e ka shoqëruar Feratin në kampionatin evropian. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button