FON – 150 bursa studimi për master

Universiteti privat FON edhe këtë vit do të ndajë bursa studimi për studime posdiplomike, njoftojnë nga kabineti për marrëdhënie me opinionin publik.

‘Universiteti FON në bashkëpunim me kompanitë e Maqedonisë e zgjeron fushatën për investim në kualitet të arsimit sipëror. Këtë vit ndahen 150 bursa për studentë të cilët me sukses kanë mbaruar studimet deri diplomike’ njoftojnë nga FON.

‘Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e të gjitha universiteteve të Republikës së Maqedonisë që kanë kryer studime deri diplomike. Aplikantët do të jenë të testuar në dy nivele, testimi i parë do të jetë i profesional të drejtimit që kanë aplikuar ndërsa do të thirren edhe për intervistë. Rëndësi të madhe do të luaj suksesi i studimeve akademike, si dhe angazhimet apo seminaret ku ka marrë pjesë aplikanti gjatë studimeve’ informojne ata.

Aplikimi online bëhet në këtë link.

Për më shumë informacione mund të klikoni këtu në Facebook.

Ndryshe vitin e kaluar Universiteti FON ka financuar 1200 studentë për studime master./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button