Vazhdojnë protestat kundër grusht shtetit në Egjipt

Protestat kundër grushtit të shtetit të zhvilluara në orët e para të mëngjesit në qytete të ndryshme të Egjiptit vazhduan edhe pas namazit të xhumasë raporton Anadolu Agency (AA).

Aleanca Kombëtare në thirrjen e saj me slloganin “Në një periudhë të rëndësishme si kjo preferenca jonë është revolucioni” gjeti mbështetje me protesta të zhvilluara në qytete të ndryshme.

Në protestat e zhvilluara në Kaljubije, Minja, Garbije dhe veçanërisht në Kajro u hodhën sllogane të ndyshme kundër qeverisë dha protestuesit kanë mbajtur në duar fotografitë e Mursit dhe flamujt egjiptianë.

Në Kaljubije grupi grave protestuese me emër “gratë kundër grushtit të shtetit” pasi kanë mbajtur në duar shenjën Rabia kanë thurur një zinxhir dhe kanë bërë thirrje ndaj popullit që të marrin pjesë në protestat e 25 janarit.

Pas protestës në orët e mëngjesit në lagjen Ajn Shems të Egjiptit, grupe portestuesish të cilët erdhën nga rajonet Matarije dhe Zejtun marshuan duke hedhur parrulla kundër qeverisë.

Ndërsa në Garbije njoftohet se 4 anëtarë të Vëllazërisë u arrestuan me pretendimin protestë të pa-autorizuar dhe shkaktim të kaosit dhe dhunës.

Ndërkohë grupi protestuesve i përbërë prej rreth 200 personash në Semalut të Minjas në jug të Kajros të cilët kishin bllokuar rrugën e unazës u shpërndanë si pasojë e ndërhyrjes së policisë me gaz lotësjellës.

Pas grushtit të shtetit ushtarak në Egjipt më 3 korrik protestuesit duke shprehur këmbëngulje për kthimin e qeverisë legjitime e cila erdhi në pushtet me zgjedhje demokratike në qytete të ndryshme të vendit vazhdojnë të zhvillojnë protesta kundër qeverisë në ditët e premte.

Lajme të ngjashme

Back to top button