Qeveria Çeke mbijetoi vetëm një muaj, dha dorëheqje
Vetëm një muaj pas konstituimit të saj, qeveria çeke e drejtuar nga ekonomisti Ji?í Rusnok ka dhënë dorëheqje, pasi ka humbur besimin e parlamentit javën që shkoi.
Partitë kryesore parlamentare janë në konflikt me kryetarin Millosh Zeman, që kur ai nominoi, bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Rusnok-un për kryeministër.
Paraprakisht, ish kryeministri Petër Neças kishte dhënë dorëheqje, pas shpërthimit të aferës së mitmarrjes dhe përgjimit, në të cilën ishin përzier edhe shefja e kabinetit dhe e dashura e tij si dhe parlamentarë dhe zyrtarë të kundërzbulimit.
Partitë e kanë akuzuar kryetarin Zeman, se me zgjedhjen e mikut të tij për kryeministër, ai i ka anashkaluar zgjidhjet kushtetuese dhe i ka dhënë vetes më shumë kompetenca.
Njoftohet se më 16 gusht do të fillojnë bisedimet për shpërndarjen e parlamentit, ndërsa nëse deputetët votojnë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ato mund të mbahen në fund të tetorit.