Subrata Roj sot në gjyq, i paqartë fati i grupacionit “Sahara”

Gjykata supreme sot do ta vazhdojë dëgjimin për lëndën ndërmjet grupacionit Sahara dhe organit rregullator të tregut me letra me vlerë (SEBI).

Bëhet fjalë për rastin në të cilin dy firma “Sahara India Patundshmëri” dhe “Sahara Banim Investime” kërkohet refundim i 24.000 krori (4,4 miliardë euro) të mbëedhura nga pothuajse 30 milionë investitorë nëpërmjet kambialeve me mundësi të plotë të konvertimit (OFCDs). Llogaritë e miliarderit janë ngrirë për shkak se Gjykata supreme e Indisë solli vendim se Subrata Roy, nëpërmjet kompanive të tij ka mashtruar disa milionë qytetarë me banesat që i ka shitur.

Për këtë arsye Gjykata supreme e obligoi kompaninë që ta kthejë borxhin prej 3 miliardë eurove ,e 15 përqind kamatë për qytetarët e mashtruar. Sipas urdhërit gjyqësor, kompania e Subrata Roy-it duheshte t’i kthejë paratë në afat prej tre muajsh, e me kërkesë të kompanisë është lejuar që borxhi të kthehet në tre kiste. Megjithatë, sipas shkrimeve të mediave në Indi, Sahara Grup e ka paguar vetëm këstin e parë që është vetëm një e pesta e borxhit. Dy këstet tjera nuk janë paguar dhe për këtë arsye edhe u ngrinë llogaritë.

Firmat e Subrata Roy-it u ankuan për vendimin për refundimin e parave, por SEBI, përveç ngrirjes së llogarive kërkoi edhe marrje të pasaportave të drejtorëve të kompanive dhe dënime të ashpra. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button