Betim Vrenezi mbetet kryetar i KM Liria

Klubi i mundjes Liria dhe komuna e Çairit, kanë nderuar me mirënjohje më të mirët për vitin që po e lëm pas. Epitetin mundës më të mirë në kategorin e shpresave e morrën Besir Alili dhe Minir Rexhepi, ndërkaq mundës më i mirë i ri për këtë vit u shpall Elmedin Sejfullahu, bartës i medaljes së bronzët nga kampionati Evropian për kadetë.

Elmedinit mirënjohjen ia dorëzoi Ministri I Ekonomisë në Republikën e Maqedonisë, Bekim Neziri, ndërkaq epiteti mundës më i mirë për vitin 2014, shkoi në duart e Jasin Rexhallarit, kampion mesdhetar nga Kanjixha, Sërbi. Mirënjohjen më të mirit ia dorëzoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Poashtu, është mbajtur edhe kuvendi zgjedhor i Klubit të mundjes Liria, me ç`rast kryetar me mandatë 4 vjeçar është zgjedhur sërish Betim Vrenezi, i cili u zotua se klubi I mundjes do të vazhdon me suksese edhe më të mëdha.

“Liria sot rrishtaz ngjitet shkallëve të Olimpit. Ajo bën punën e vet dhe gatuan brumin e ri, sipas reçetës unikate që ka. Liria në gjithë këtë kohë u përkrah nga dashamirët e sportit, të cilët me vëmendje, e ndonjëherë edhe me gjakënxehtësi përcollën meçet e saja në palestrën tonë, të cilën tani më lirisht mund ta pagëzojmë si arena e mundjes, ngase ka qenë dhe mbetet arenë për gurmanët e këtij sporti të lashtë” u shpreh Vrenezi.

Nënkryetar i ekipit në fjalë u zgjodh Ismet Guri, duke premtuar përkrahje morale dhe materiale.

“Faleminderit për besimin dhe për ftesën që ma keni bërë. Do të mundohem dhe nuk do ta kursej vetën, deri sa ti arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, deklaroi Guri.

Ndërkaq, në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunsë së Çairit, Izet Mexhiti dhe ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, të cilët u shprehën me fjalë miradie për punën dhe sukseset të cilat po i arrin ky klub më emblematik I sportit të mundjes. Ata premtuan përkrahje të gjithanshme për Udhheqësin dhe mundësit e Lirisë.

“Dua publikisht të falenderoj Betimin, bashkë me udhëheqësinë e klubit, që filluan rilindjen e klubit të mundjes Liria. Të gjithë ne jemi dëshmitar që kur tham para disa viteve, se duam klubet e Çairit, qoftë të mundjes, futbollit, hendbollit të femrave, boksit, karatesë e tjera, duam që ti kemi në piadestalin e sportit të Maqedonisë, por edhe në piadestalin e sporteve jashtë kufinjëve të Maqedonisë. Për dikë, kjo ishte ndoshta vetëm paroll politike, por sot, kjo është realitet”, deklaroi Izet Mexhiti.

“Para nesh dhe para mua si ministër i ekonomisë, është një sfidë e madhe, sfidë e cila me krejt mundin dhe mundësitë që i kam si ministër, që ta ndihmoj këtë klub të sukses`shëm”, u shpreh Bekim Neziri.

Shpresojmë që viti i ardhshëm të jetë edhe më i bereqetshëm për këtë kolektiv sportive, ndër më të sukses`shmit në vendin tonë, klubin e mundjes Liria.

Lajme të ngjashme

Back to top button