Tetovë, shoqata “Artal” ndihmon personat me aftësi të kufizuara

Shoqata për kulturë, art, sport dhe rekreacion “Artal” nga Tetova, në Restorantin “Delfin” – Tetovë, do të realizojë një projekt humanitar, ndihmë për personat me aftësi të kufizuara, ne ora 20.00.

Ky projekt do të realizohet me një takim të hapur, ku kanë konfirmuar ardhjen mbi 20 biznesmenë nga vendi, të cilët nëpërmjet një aktiviteti të përbashkët do të japin donacione për këtë qëllim.  Nga mjetet e grumbulluara, do të sigurohen mjete pune për Qendrën ditore për fëmijë me nevoja të posaçme në Tetovë, që për momentin punojnë në kushte shumë të vështira.

Për këtë aktivitet Shoqata “Artal” ka përgatitur edhe një dokumentar, që do të paraqitet para donatorëve dhe mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button