Komisioni për arsim votoi propozim Ligjin për arsimin e lartë

Me 9 vota pro, asnjë kundër dhe të përmbajtur, Komisioni parlamentar për arsim ka votuar propozim Ligjin për arsimin e lartë me të cilën parashihet ët vendoset provimi shtetërorë në fakultete.  Së bashku me propozimet tjera, ky propozim Ligj do të shtrohet në parlament të hënën për miratim.

Propozim Ligji në Komisionin e arsimit  është votuar 10 minuta para se të fillojnë protestat e studentëve që I kundërvihen këtyre ndryshimeve.

Ministri Abdilaqim Ademi, tha se ka pasur kohë për zhvillimin e debatit publik si dhe provimi shtetërorë nuk do të vlejë për studentët e tanishëm.

“Jemi të hapur për biseda dhe për propozime konkrete ashtu siç na dërguan nga universitetet dhe fakultetet. Këto reforma u paralajmëruar para dy muajve e gjysmë, ndërsa fakultetet u njoftuan tre muaj më parë. Morëm propozime konkrete nga universitetet dhe fakultetet. Me këto reforma nuk do të cenohet as autonomia e universiteteve dhe as sistemi i Bolonjës”. Tha Abdilaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button