Qytetarë të Ohrit padisin Pasko Kuzmanin se ua ka marrë pamjen drejt liqenit

Qytetarët që jetojnë në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Ohër ngritën padi penale kundër Pasko Kuzmanit, për shkak se me lejen e tij është ndërtuar objekti disakatësh në pjesën e vjetër të Ohrit, njofton Kanal 5.

Ata kërkojnë nga prokurori publik për kriminalitet të organizuar të shqyrtojë përgjegjësinë jo vetëm të ish-drejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe të drejtoreshës së Entit dhe të muzeut dhe të arkitektit, për shkak se nuk e kanë respektuar ligjin për mbrojtjen e Ohrit.

Banorët e Ohrit akuzojnë se shtëpia katërkatëshe që gjendet në largësi prej 20 metrash nga Teatri antik, fqinjve ua ka marrë pamjen drejt liqenit dhe ua zhvlerëson shtëpitë.

Ata thonë se objekti është në kundërshtim me Ligjin për Ohrin, sipas të cilit, në bërthamën e pjesës së vjetër të qytetit nuk guxon të ndryshojë lartësia, pamja a fasadës dhe gabariti, ndërsa ky objekt  e prish pamjen autentike, në formë të kaskadës, të pjesës së vjetër të qytetit. Nga Enti dhe muzeu thonë se procedura është zbatuar në mënyrë ligjore dhe se ndërtimi është në përputhje me PDU-në aktuale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button