Në Strugë përfundoi ‘Këngë Jeho’

Me prezantimin e SHKA-ve: “Valët e Liqenit”-Ladorishtë,  “Jahi Hasani” Çegran-Gostivar,  “Shpresa”-nga Veleshta dhe “Bashkimi Kombëtar” nga SHBA-të përfundoi mbrëmë Festivali i Këngëve dhe Valleve të Përpunuara “Këngë Jeho”

Në mbrëmjen tretë dhe të fundit të këtij aktiviteti, para publikut u prezantuan edhe Besiana Mehmeti , Shkodran Tolaj dhe artistë të tjerë të ftuar, ndërsa në fund  pjesëmarrësit në këtë ngjarje kulturore dhe protagonistët i përshëndeti, Zini Jusufi, drejtor i “Këngë Jeho”

Ndërkaq edhe pse aktiviteti nuk kishte karakter garues,  të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti u nderuan me mirënjohje  nga juria e  festivalit, si dhe nga drejtoria e “Këngë Jeho”.

Lajme të ngjashme

Back to top button