Jemeni në tre muajt e ardhshëm do të nxjerrë 20 mijë punëtorë në pension

Pasi që Ministria për Çështje sociale në Jemen mori vendimin për kriteret e reja të daljes në pension, 20.000 punëtorë do të marrin statusin e pensionistëve, raporton Anadolu Agency.

Sipas kritereve të reja, të gjithë që kanë mbushur moshën 60 vjeç apo të cilët kanë derdhur kontribute të paktën për 35 vjet, mund të dalin në pencion. Këtë ka konfirmuar edhe ministri për Çështjet sociale Ahmed es-Shami në takimin javor të kavinetit të Ministrisë për Çështjet sociale. Shami theksoi se vendimi do të zbatohet në tre muajt e ardhshëm dhe se do të përfshijë punonjësit në sektorin publik.

Shami shpjegoi se Ministria në këtë mënyrë dëshiron të kursejë 10 miliardë rijal (rreth 47 milionë euro) të buxhetit. Ai rikujtoi se Jemen ka 1,2 milion të punësuar në shërbimet civile dhe ushtarake dhe se pasi që një numër i caktuar i punëtorëve të dalin në pension në vendet e tyre do të vijnë të punëtorë të ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button