Grupet palestineze thirrje për fillimin e bisedimeve indirekte Izrael – Palestinë

Grupet Palestineze, kanë kërkuar nga Egjipti që të mundësojë fillimin e bisedimeve indirekte mes Izraelit dhe Palestinës.

Pas takimit, të organizuar nga grupet kombëtare dhe islamike ku mes tyre gjenden edhe lëvizjet Hamas dhe Fetih një nga drejtuesit e Lëvizjes Islamike Xhihadi, Halid el-Batash në një njoftim për shtyp i ka bërë thirrje Egjiptit për të bërë presion mbi qeverinë izraelite për të ndaluar sulmet mbi Rripin e Gazës.

Batash i cili tensionet e fundit në Gaza i ka cilësuar si “Shkelja e marrëveshjes në Kajro në mbikqyrje të Egjiptit” dhe për këtë fajëson Izraelin tha se “Ne nuk do të lejojmë që gjaku i popullit palestinez të jetë fatura e ardhshme e zgjedhjeve izraelite. Populli ynë nuk do të qëndrojë duar lidhur kundër sulmeve të përsëritura të ushtrisë izraelite”.

Batash gjithashtu ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të marrë përgjegjësi për të parandaluar sulmet e përsëritura të izraelit dhe të heqë bllokadat, të hapë pikat kufitare (doganat), të lejojë hyrjen e materialeve të ndërtimit dhe të përshpejtojë ndërtimin e vendeve të rrënuara nga izraeli.

Në Gaza e cila është e bllokuar për vite të tëra nga izraeli, pas fillimit të sulmeve me 7 korrik dhe që zgjatën 51 ditë kanë humbur jetën më shumë se 2 mijë persona dhe gjithashtu janë shkatërruar mijëra ndërtesa.

Lajme të ngjashme

Back to top button