Rezervistët e policisë në Dibër neglizhohen me dekada

Në Dibër në qendër të vëmendjes është problemi që kanë rezervistët polic në lidhje me mos pagesën e sigurimit pensional-invalidor. Vite të tëra mbi 40 policë –rezervistë edhe pse janë të angazhuar në të gjithë aktivitetet ata nuk kanë të ardhura.

Në Gjykatën Themelore të Dibrës ky grup i rezervistëve për herë të dytë fitoi procesin gjyqësor kundër MPB-së. Përfaqësues të këtij grupi thonë se nga ana e tyre  janë paralajmëruar ankesa tek institucionet më të larta gjyqësore por më kot, puna zhagitet edhe më tej. 

Mes atyre që kërkojnë të drejtën e pagesës së kontributeve ka edhe policë rezervistë të cilët janë të angazhuar pa ndërprerje edhe mbi 17 vjet. Njëri nga rezervistët i cili nuk kishte dëshirë që të identifikohet për shkaqe të njohura, thotë se edhe pse nuk janë të siguruar ata janë të angazhuar ashtu siç bëjnë edhe policët e rregullt. Ai shton se deri tash asnjë nga Qeveritë që kanë kaluar nuk kanë mundësuar pagesat e kontributeve për shëndetësi dhe pensionim.

Nga 42 rezervistët që filluan procesin gjyqësor para disa viteve për t’i kërkuar të drejtat e tyre, 8 kanë lëshuar vendin e punës dhe sot janë në kurbet gjegjësisht në shtete të Evropës Perëndimore. Por , edhe ata janë në listën e atyre që vazhdojnë të këmbëngulin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre ligjore. 

Gjatë qëndrimit të ministres Jankullovska në Dibër në pyetjen rreth problemit të zgjidhjes së çështjes së rezervistëve , ajo për Portalb tha ,, Ky është problem që daton prej në vitet e 90-ta , për fat të keq ligji që mbizotëron në vend nuk ofron hapësirë të madhe për zgjidhjen e këtij problemi. Ne mundohemi të gjejmë zgjidhje dhe shpresoj që e gjithë kjo çështje të kryhet sa më parë, theksoi Jankullovska.

Sa për informacion ministrja Jankullovska nuk takoi përfaqësuesit vendor të policisë së Dibrës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button