Një hulumtues ka gjetur një mënyrë për të shpërndarë wireless në zonat rurale përmes deleve

Një anglez i pasionuar pas teknologjisë po punon mbi disa mënyra praktike për të përmirësuar aksesin e internetit në zonat rurale dhe një nga strategjitë e tij përfshin vendosjen e pikave të shpërndarjes së Wi-Fi tek delet. Profesori Gordon Blair nga Uiversiteti i Lancaster sapo ka marrë një fond prej 267.000$ nga Këshilli i Kërkimeve dhe Zhvillimit të Shkencës për të vënë në zbatim idenë e tij në Wales.

Plani i tij përfshin vendosjen e sensorëve tek delet, anët e lumenjve të cilët mund të monitorojnë dhe rënien e shiut. Qëllimi i këtij projekti është më tepër i fokusuar tek agrikultura dhe problemet e përmbytjes por një efekt i kësaj do të jetë dhe përmirësimi i aksesit të internetit. Pra sensorët që do të vendosen do të kenë një qëllim të dyfishtë, raporton Daily Mail.

Blair nuk është i pari që vjen me këtë ide për vendosjen e sensorëve tek kafshët. Google mendon se ka gjetur një mënyrë më të mirë për shpërndarjen e internetit, me anë të balonave fluturuese të Project Loon. Me siguri këto projekte do të ulin ndjeshëm numrin e atyre që nuk kanë akses në internet, numër që aktualisht prek shifrat e 4.4 miliard njerëzve, shumica e të cilëve jetojnë në zonat rurale. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button